Fakulteti përgatit profesionistë konkurrues dhe të adaptueshëm për tregun global.
Fushat kryesore:
Teknologji Dixhitale: Programim, AI (inteligjencë artificiale) dhe transformim dixhital.
Dizajn Kreativ: Dizajn interieri, media dhe artet vizuale.
Arkitekturë dhe Dizajn Urban: Qytete të qëndrueshme dhe zhvillim urban.
Shkenca të Aplikuara: Zgjidhje praktike për fusha teknike.
Sipërmarrje Inovative: Ndërtimi i bizneseve dhe zhvillimi ekonomik.
Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative në Universitetin Barleti ofron një përvojë unike akademike, të fokusuar në inovacion dhe sipërmarrje. Programet tona janë të përditësuara sipas zhvillimeve më të fundit dhe janë strukturuar për t'i pajisur studentët me aftësitë e nevojshme për karriera të suksesshme. Në një ambient ndërkombëtar që mbështet zhvillimin e çdo studenti, ne përgatisim profesionistë të aftë për të përballuar sfidat e së ardhmes.
Programet e ciklit të parë të studimeve Bachelor janë 3 vite akademike, me ngarkesë 180 kredite. Programet e integruara janë 300 ose 360 kredite dhe kohëzgjatja normale është 5 ose 6 vite akademike.
Programet në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave janë 2 vite akademike dhe me ngarkesë 120 kredite.
Programet në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional janë me 1 ose 2 vite akademike dhe me ngarkesë 60 ose 120 kredite.
Programet me karakter profesional janë deri në 2 vite akademike, me ngarkesë deri në 120 kredite.
* : Programi i integruar 5-vjeçar "Master i Shkencave"
** : Program që do të aktivizohet së shpejti
Që nga hyrja në përdorim global e Internetit, teknologjia e informacionit bëhet shtysa kryesore e globalizimit. Akoma më shumë, teknologjia e informacionit është fusha ku më shumë se në çdo sektor tjetër bota po bëhet “një fshat i madh”.
Më shumë
Universiteti "Barleti", me veprimtarinë akademike të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative dhe konkretisht Departamentit të Arkitekturës dhe Dizajnit, krijon një ambient të integruar dhe të plotë për formimin e arkitektëve të ardhshëm.
Më shumë
Industritë krijuese i referohen një sërë aktivitetesh ekonomike që kanë të bëjnë me gjenerimin ose shfrytëzimin e njohurive dhe informacionit. Ato mund të referohen në mënyra të ndryshme si industri kulturore (sidomos në Evropë) ose ekonomi...
Më shumë
















Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe Kompjuterike



Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe Kompjuterike

Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe Kompjuterike

Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe Kompjuterike





Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe Kompjuterike

Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe Kompjuterike


Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative mbulon pesë fusha që integrojnë teknologjinë, dizajnin dhe inovacionin për të përballuar sfidat e së ardhmes: