| GRADË DHE POZICION AKADEMIK | Dr. / Lektor |
|---|---|
| STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI | Doktor i Shkencave, me formim në Shkenca Kompiuterike dhe administrim biznesi si dhe me mbi 22 vite përvojë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor. Mbart dy diploma universitare dhe ka ndërtuar veprimtarinë akademike në ndërthurjen e shkencave kompjuterike të aplikuara, sistemeve të informacionit, elektronikës, biznesit elektronik dhe administrim biznesi. |
| POZICIONI | Në fushën akademike ka ushtruar detyrën e pedagogut në disa lëndë që lidhen me formimin e tij akademik, si dhe ekspert i vlerësimit të jashtëm pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL). |
| KONTRIBUTET | Angazhimi kërkimor është fokusuar në aplikime ndërdisiplinore të teknologjive digjitale, me kontribut të qëndrueshëm në botime shkencore dhe zhvillimin e kapaciteteve kërkimore institucionale. Autor i 23 publikimeve shkencore. |
| VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR | Është aktiv në rrjete akademike dhe profesionale. Pjesëmarrës në shumë projekte brenda dhe jashtë vendit të lidhura me shkencat kompjuterike të aplikuara, sistemet e informacionit, sistemet e monitorimit, eficencës energjitike, dixhitalizimit të sistemit të edukimit, etj. |