FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA DHE INDUSTRIVE KREATIVE

Dr. Besarta Tafa

Dr. Besarta Tafa

GRADË DHE POZICION AKADEMIK Dr. / Lektor
STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI Doktore e Shkencave në Administrim Biznesi, Pedagoge dhe Menaxhuese e Kërkimit Shkencor në universitet. Angazhimi i saj akademik përqendrohet në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe zhvillimin e projekteve kërkimore-inovative, me fokus në biznesin digjital, inovacionin dhe sipërmarrjen.
POZICIONI Mban rolin Menaxhuese e Kërkimit Shkencor si edhe koordinatore e programit të studimit Biznes Dixhital.
KONTRIBUTET Veprimtaria kërkimore është orientuar në fushat e financës, inovacionit dhe biznesit digjital, me fokus në qasje bashkëkohore dhe ndërdisiplinore. Ka realizuar mbi 10 publikime shkencore, përfshirë 3 libra akademikë dhe ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Angazhimi i saj përfshin gjithashtu pjesëmarrjen dhe koordinimin e projekteve kërkimore dhe inovative në nivel kombëtar dhe evropian, duke kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve kërkimore dhe akademike institucionale.
VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR Veprimtaria e saj është e orientuar drejt forcimit të ekosistemit të kërkimit, inovacionit dhe sipërmarrjes në arsimin e lartë, përmes zhvillimit dhe zbatimit të iniciativave strategjike në kuadër të programeve evropiane dhe kombëtare, me fokus në EIT HEI Initiative, AKKSHI, transformimin digjital në biznes, inovacionin e bazuar në dije dhe transferimin e njohurive në bashkëpunim me industrinë dhe aktorë publikë.