FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA DHE INDUSTRIVE KREATIVE

MSc. Koi Barbullushi

MSc. Koi Barbullushi

GRADË DHE POZICION AKADEMIK MSc. / Asistent Lektor
STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI “Master i Shkencave” në “Informatikë të Aplikuar” dhe “Bachelor” në “Informatikë të Aplikuar” në Universitetin “Barleti”. Formimi akademik fokusohet në ndërthurjen e informatikës së aplikuar me dizajnin, fabrikimin digjital dhe teknologjitë bashkëkohore të prototipizimit, me orientim drejt aplikimeve praktike dhe laboratorike.
POZICIONI Asistent Lektor në Departamentin e Industrive Kreative dhe Koordinator i Creative MakerSpace / Maker Space Lab, me rol aktiv në mbështetjen e mësimdhënies, kërkimit aplikativ dhe zhvillimit të infrastrukturës laboratorike për dizajn dhe fabrikim digjital.
KONTRIBUTET Kontributi profesional përfshin koordinimin e aktiviteteve laboratorike dhe edukative në Creative MakerSpace, asistencë teknike dhe metodologjike për studentët dhe pedagogët, si dhe përfshirje në projekte të testimit, prototipizimit dhe transferimit të dijes. Është i angazhuar gjithashtu si Testing and Prototyping Lab Technician në Qendrën e Inovacionit dhe Transferimit të Dijes – BRIDGE, duke kontribuar në zhvillimin dhe komercializimin e prototipeve teknologjike.
VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR Veprimtaria akademike dhe teknike fokusohet në fabrikimin digjital, dizajnin parametrik dhe computational design, dizajnin për ekonomi rrethore, inovacionin në dizajn produkti dhe aplikimet e inteligjencës artificiale në arkitekturë dhe dizajn. Është aktiv në programe ndërkombëtare trajnimi dhe shkëmbimi përmes Erasmus+ Staff Mobility, me interes të veçantë në zhvillimin e maker spaces, edukimin praktik dhe integrimin e teknologjive digjitale në procesin mësimor.