| GRADË DHE POZICION AKADEMIK | PhD / Lektor |
|---|---|
| STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI | Doktor i Shkencave (PhD) në Arkitekturë, me fokus kërkimor në ndërthurjen e hapësirave kreative virtuale, game design-it dhe arkitekturës. Ka përfunduar studimet Bachelor në Animacion 3D dhe Prodhim Multimedial në Middlesex University, si dhe Master Shkencor në Dizajn të Aplikuar në Universitetin POLIS. Formimi i tij akademik ndërthur arkitekturën, mediat digjitale dhe teknologjitë imersive. |
| POZICIONI | Pedagog dhe studiues, Përgjegjës për Zhvillimin e Kurrikulave të Reja të Dizajnit, me angazhim në inovacionin akademik, kërkimin shkencor dhe integrimin e teknologjive digjitale në programet e studimit. |
| KONTRIBUTET | Kontributi akademik dhe kërkimor përfshin botime shkencore në revista dhe libra ndërkombëtarë, si dhe pjesëmarrje aktive në konferenca shkencore ndërkombëtare në fushat e arkitekturës, realitetit virtual, game design-it dhe trashëgimisë digjitale. Ka kontribuar si studiues, kurator dhe menaxher projektesh në iniciativa kërkimore të financuara nga programe evropiane, duke lidhur arkitekturën, narrativën digjitale dhe përvojat interaktive. |
| VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR | Veprimtaria kërkimore dhe profesionale fokusohet në mjediset VR/AR dhe metaverse, dizajnin e videolojërave, artin digjital dhe mediat kreative, si dhe aplikimet e inteligjencës artificiale dhe kodimit në arkitekturë dhe dizajn. Interesat e tij përfshijnë gjithashtu kinemanë e pavarur, filozofinë dhe historinë e artit, duke ndërtuar qasje ndërdisiplinore midis arkitekturës, teknologjisë dhe kulturës bashkëkohore. |