| GRADË DHE POZICION AKADEMIK | Prof. Dr. / Profesor |
|---|---|
| STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI | Doktor i Shkencave, Profesor universitar me formim shumë disiplinor dhe mbi 30 vite përvojë në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe drejtim akademik. Mbart pesë diploma universitare, 4 (katër) prej të cilave fituar në Francë dhe 1 (një) në Shqipëri. Ka ndërtuar veprimtarinë e tij akademike në ndërthurjen e shkencave kompjuterike të aplikuara, shkencës së të dhënave, inxhinierisë elektrike dhe elektronikës industriale dhe të fuqisë. |
| POZICIONI | Ka mbajtur dhe mban role të rëndësishme drejtuese akademike, përfshirë: Pro-Rektor për marrëdhëniet ndërkombëtare, Kryetar i komisionit të promovimit të personelit akademik, Anëtar i Komisionit të Arsimit të Lartë dhe të Shkencës, Bashkë-Drejtues i Procesit të Bolonjës në nivel Europian, Zëvendës-Rektor për kërkim dhe zhvillim, përgjegjës departamenti, drejtor ekzekutiv i Institutit për Kërkim dhe Zhvillim, si dhe drejtues i strukturave të sigurimit të cilësisë universitare. |
| KONTRIBUTET | Angazhimi kërkimor është fokusuar në aplikime ndërdisiplinore të teknologjive digjitale harduer dhe softuer, me kontribut të qëndrueshëm në botime shkencore dhe zhvillimin e kapaciteteve kërkimore institucionale. Autor i 34 publikimeve shkencore dhe 5 teksteve mësimore, udhëheqës i 10 doktoratave dhe ka dhënë kontribute të rëndësishme në nivel kombëtar e institucional përsa i përket reformës së arsimit të lartë. |
| VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR | Është aktiv në rrjete akademike dhe profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e politikave të kërkimit shkencor dhe inovacionit. Hartues, menaxhues dhe pjesmarrës në projekte si eficienca enegjetike, zbatime të inteligjencës artificiale në emergjencat civile dhe dixhitalimi nëpërmjet shkencës së të dhënave. |