| GRADË DHE POZICION AKADEMIK | MSc. / Asistent Lektor |
|---|---|
| STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI | Master i Shkencave me formim ndërdisiplinor në Shkencë të dhënash dhe analizë biznesi. Aktualisht në proces doktorature në fushën e inovacionit, me fokus në transformimin digjital, teknologjitë arsimore dhe aplikimet e shkencës së të dhënave në biznes dhe arsim të lartë. Zotëron dy diploma universitare dhe një program doktorature në vijim, duke ndërtuar profil akademik në ndërthurjen e analizës së të dhënave dhe transformimit digjital të organizatave. |
| POZICIONI | Angazhuar në role akademike dhe administrative në arsimin e lartë, përfshirë: Koordinatore e Software-it në Universitetin Barleti; Test Administrator në Qendrën Pearson; angazhime në menaxhimin dhe implementimin e projekteve me fokus digjitalizimin në fusha të ndryshme. |
| KONTRIBUTET | Angazhimi akademik dhe profesional është fokusuar në integrimin e teknologjive digjitale në arsim dhe biznes, zhvillimin e projekteve inovative dhe mbështetjen e transformimit digjital institucional. Kontributet përfshijnë pjesëmarrje në kërkime dhe projekte në teknologji arsimore dhe analizë të të dhënave, si dhe zhvillim dhe koordinim të proceseve digjitale në institucionet e arsimit të lartë. |
| VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR | Aktive në zhvillimin e projekteve akademike dhe profesionale në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, me fokus në: Analiza e të Dhënave dhe Sistemet Big Data; Transformim Digjital dhe Dixhitalizimi i Bizneseve; Programim në Python dhe aplikime të shkencës së të dhënave; Inovacion dhe sipërmarrje në arsimin e lartë. Rrjete profesionale dhe angazhime ndërkombëtare: Albanian Women Empowerment Organization; bashkëpunime me U.S. Embassy in Tirana. |