FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA DHE INDUSTRIVE KREATIVE

MSc. Erdeta Boja

MSc. Erdeta Boja

GRADË DHE POZICION AKADEMIK MSc. / Asistent Lektor
STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI MSc. Erdeta Boja mban titullin Master i Shkencave në Informatikë dhe ka mbi 12 vite përvojë në mësimdhënie universitare, kërkim shkencor dhe angazhim profesional. Aktiviteti i saj akademik është zhvilluar përmes integrimit të shkencave kompjuterike të aplikuara, me fokus të veçantë në aplikimet teknologjike dhe sistemet digjitale. Ajo ka zhvilluar aktivitet akademik në institucione të arsimit të lartë si Universiteti Barleti, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit, si dhe ka kontribuar paralelisht në sektorin privat të biznesit.
POZICIONI Aktualisht ushtron funksionin e Lektore në Departamentin e Shkencave të Aplikuara dhe Kompjuterike. Në kuadër të veprimtarisë akademike, ka ligjëruar disa lëndë të lidhura drejtpërdrejt me formimin e saj akademik dhe përvojën profesionale.
KONTRIBUTET Veprimtaria kërkimore e saj është e fokusuar në aplikimet ndërdisiplinore të teknologjive digjitale, veçanërisht në fushat e sistemeve të informacionit, shërbimeve elektronike, sigurimit të cilësisë së sistemeve online dhe procesit të digjitalizimit. Ajo ka dhënë një kontribut të qëndrueshëm në publikime shkencore, si dhe në zhvillimin e kapaciteteve kërkimore institucionale. Nga pikëpamja profesionale, për më shumë se dy vite ka kontribuar në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) në pozicionin e Specialiste për Përditësimin e Shërbimeve Elektronike, ku ka menaxhuar dhe koordinuar proceset e punës në këtë sektor. Më pas ka ushtruar funksionin e Specialistes së Sigurimit të Cilësisë për Shërbimet Online të Administratës Publike, rol që e ka vijuar edhe në kuadër të Ritech Group of Companies.
VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR Ajo është aktive në rrjete akademike dhe profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka marrë pjesë në projekte të shumta brenda dhe jashtë vendit, të lidhura me shkencat kompjuterike të aplikuara dhe përditësimin dhe përmirësimin e shërbimeve elektronike.