| GRADË DHE POZICION AKADEMIK | MSc. / Asistent Lektor |
|---|---|
| STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI | PhD Candidate në Matematikë Teorike, me formim të plotë universitar në fushën e Matematikës. Ka përfunduar studimet Bachelor (2018–2021) dhe Master i Shkencave (2021–2023) në degën Matematikë, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Në shkurt 2025 është regjistruar në programin e Doktoratës në Matematikë Teorike, me një temë kërkimore të fokusuar në Teorinë e Pikave Fikse, me titull: “Rezultate të Pikave Fikse për Klasa të Përgjithësuara të Funksioneve Kontraktivë dhe Zbatime”. |
| POZICIONI | Aktualisht është e angazhuar si pedagoge pranë Universitetit Barleti, ku zhvillon lëndë në fushën e matematikës. Gjatë veprimtarisë së saj akademike ka dhënë mësim edhe në Universitetin e Tiranës, Universitetin Politeknik të Tiranës, Universitetin e Shkodrës dhe Universitetin Polis, duke mbuluar një gamë të gjerë disiplinash universitare. |
| KONTRIBUTET | Veprimtaria e saj mësimore dhe shkencore përqendrohet në Ekuacionet Diferenciale, Analizën Reale dhe Komplekse, si dhe Algjebrën dhe Gjeometrinë, me fokus të veçantë në oshilacionin dhe jooshilacionin e zgjidhjeve të ekuacioneve diferenciale jolineare, sistemet dinamike, analizën komplekse dhe gjeometrinë analitike. Ka kontribuar me 4 publikime shkencore dhe ka marrë pjesë në 14 konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në fushat e Ekuacioneve Diferenciale, Teorisë së Masës dhe Integrimit, si dhe Edukimit të Matematikës. |
| VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR | Është e angazhuar në mënyrë aktive në konkurse dhe aktivitete kombëtare e ndërkombëtare të matematikës, duke kontribuar në përgatitjen dhe përzgjedhjen e pyetjeve për Math Kangaroo, si dhe në organizimin e aktivitetit. Prej disa vitesh është koordinatore e Olimpiadës së Përbashkët Kosovë–Shqipëri në Matematikë (KAMO), duke kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e talenteve të reja në matematikë. |