FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA DHE INDUSTRIVE KREATIVE

Departamenti i Arkitekturës dhe Dizajnit

Departamenti i Arkitekturës dhe Dizajnit është një nga departamentet e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative të Universitetit Barleti (UniBa). Filozofia e Departamentit bazohet mbi një Vizion dhe Mision të konsoliduar dhe efikas për përgatitjen e brezave të ardhshme të arkitektëve, ndërtuesve dhe urbanistëve bashkëkohorë.

Vizioni i Departamentit bazohet në një analizë të të gjithë specifikave profesionale, kërkesave të tregut dhe kërkesave për një zhvillim të qëndrueshëm. Rezultatet e kësaj analize udhëheqin misionin dhe vizionin e Departamentit nëpërmjet një edukimi të lartë të integruar dhe multi-disiplinor. Formimi i një arkitekti duhet të përfshijë aftësitë profesionale dhe teknike për të ndjekur në tërësi procesin arkitektonik dhe ndërtimor të një objekti në çdo fazë të tij. Një nga themelet e formimit bazëështë njohja e kontekstit në të cilin ai projekton dhe ku integrohet vepra e tij .

Arkitektit , gjatë formimit të tij , i jepen të gjitha mjetet për të lexuar në mënyrë kritike dhe efikase realitetin në të cilin jetojmë. Njohuritë e përgjithshme dhe specifike për të gjithë elementët e kontekstit urban si , trashëgimia kulturore-historike, mjedisi natyror, psikologjik dhe social etj që ai merr gjate studimeve ndihmojnë në formimin e tij si arkitekt për të projektuar më vonë mjedise të qëndrueshme.
  • 21 Mars 2023

EUmies Awards - Young Talent 2023

Më shumë
EUmies Awards - Young Talent 2023
Konkursi i design
  • 16 Mars 2023

Konkursi i design "CREATIVEDESIGN4YOUTH"

Më shumë
  • 06 Mars 2023

Tirana Architecture Triennale - UniBa

Më shumë
Tirana Architecture Triennale - UniBa
Projekt aplikativ nga sudentët e vitit 2-të Arkitekturë
  • 27 Shkurt 2023

Projekt aplikativ nga sudentët e vitit 2-të Arkitekturë

Më shumë
  • 09 Shkurt 2023

Creathon Barleti

Më shumë
Creathon Barleti
Workshop – Leave No One Behind
  • 26 Janar 2023

Workshop – Leave No One Behind

Më shumë
Bachelor

Programet e ciklit të parë të studimeve Bachelor janë 3 vite akademike, me ngarkesë 180 kredite. Programet e integruara janë 300 ose 360 kredite dhe kohëzgjatja normale është 5 ose 6 vite akademike.

Master Shkencor

Programet në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave janë 2 vite akademike dhe me ngarkesë 120 kredite.

Master Profesional

Programet në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional janë me 1 ose 2 vite akademike dhe me ngarkesë 60 ose 120 kredite.

Diploma Profesionale

Programet me karakter profesional janë deri në 2 vite akademike, me ngarkesë deri në 120 kredite.

* : Programi i integruar 5-vjeçar "Master i Shkencave"

** : Program që do të aktivizohet së shpejti



LINA logo + EU
New temporality BLACK LOGO
REGJISTROHU NË NEWSLETTER