FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA DHE INDUSTRIVE KREATIVE

MSc. Sokol Shurdhi

MSc. Sokol Shurdhi

GRADË DHE POZICION AKADEMIK MSc. / Asistent Lektor
STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI Doktorant me formim në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Menaxhimit të Sistemeve të Informacionit. Ai zotëron një diplomë Bachelor në Informatikë Ekonomike dhe Shkencë Kompjuterike nga Universitat de les Illes Balears, Palma de Mallorca, Spanjë, si dhe një diplomë Master i Shkencave në Kërkime Operacionale nga Universiteti i Tiranës. Aktualisht ndjek studimet doktorale në Universitetin e Tiranës, me fokus në aplikimin e teknologjive digjitale dhe sistemeve inteligjente në sektorë të ndryshëm.
POZICIONI Gjatë karrierës së tij profesionale, Z. Shurdhi ka ushtruar funksione pranë institucioneve publike dhe private, përfshirë Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, Bashkinë e Tiranës dhe kompaninë “AA Company Film”. Aktualisht ai mban disa pozicione kyçe në Universitetin Barleti dhe strukturat e tij kërkimore, përfshirë rolin e Drejtorit të Qendrës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), ekspert ICT pranë Institutit për Kërkim dhe Zhvillim, si dhe krijues dhe drejtues i laboratorit STEAM Fab Lab. Paralelisht, ushtron funksionin e drejtuesit të Qendrës së Testimit dhe Certifikimeve Pearson. Përveç këtyre roleve drejtuese, ai është gjithashtu lektor në disa programe studimi.
KONTRIBUTET Me mbi 10 vite përvojë akademike, ai ka kontribuar në mësimdhënie në disa institucione të arsimit të lartë, përfshirë Universitetin e Tiranës, Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe Universitetin Beder. Angazhimi i tij pedagogjik mbulon një spektër të gjerë lëndësh në fushën e Informatikës dhe Sistemeve të Informacionit, si: mirëmbajtja dhe administrimi i serverëve, dizajni i ndërfaqeve të përdoruesit, programimi bazë dhe i orientuar nga objektet, teknologjitë e informacionit, tregtia elektronike dhe sistemet e informacionit. Z. Shurdhi është autor i disa artikujve shkencorë, punimeve konferencash dhe kapitujve të librave të botuar në revista dhe botime kombëtare dhe ndërkombëtare. Veprimtaria e tij kërkimore fokusohet në transformimin digjital, teknologjitë immersive (VR/AR), inteligjencën artificiale dhe menaxhimin e sistemeve të informacionit në arsim dhe trashëgimi kulturore.
VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR Përveç veprimtarisë akademike, Z. Shurdhi është aktiv si hartues, koordinator dhe menaxhues projektesh kërkimore dhe zhvillimore, trajner profesional dhe mentor në iniciativa kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar në promovimin e inovacionit digjital dhe rritjen e kapaciteteve institucionale. Aktualisht është i angazhuar në projekte aktive si “Transformimi dixhital i kompanisë ARPAD Partners” dhe “EIT Food Startup Awareness Event – Albania”. Ndër projektet e përfunduara ku ka dhënë kontribut profesional përfshihen “Edukimi i të rinjve përmes modelit STEAM” dhe “Smart Tour on Cultural Routes”.