| GRADË DHE POZICION AKADEMIK | MSc. / Asistent Lektor |
|---|---|
| STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI | Ka përfunduar studimet Bachelor në fushën e Shkencave Kompjuterike në Institutin e Teknologjive të Larta në Rusi, duke u diplomuar me titullin “Inxhinier i Teknologjisë së Informacionit”. Më pas, ka përfunduar studimet pasuniversitare, duke fituar një Master Profesional në specializimin Menaxhimi i Teknologjive të Informacionit dhe një Master Shkencor në Shkenca Kompjuterike, me profil Inxhinieri Softuerike. |
| POZICIONI | Z. Esmaeilakhtar ka mbi 17 vite përvojë të gjerë profesionale si Arkitekt Web, Menaxher i Projekteve IT, si dhe Zhvillues Web dhe i Bazave të të Dhënave. Aktualisht ushtron detyrën e pedagogut në Universiteti Barleti dhe mban pozicionin e Drejtuesit të Zyrës së Menaxhimit të Faqeve dhe Platformave Universitare. Gjithashtu, është i angazhuar në mësimdhënie në Departamentin e Shkencave të Aplikuara dhe Kompjuterike, si dhe në Departamentin e Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës. |
| KONTRIBUTET | Z. Esmaeilakhtar ka përvojë të gjerë në fushën e zhvillimit të softuerit, platformave të menaxhimit, marketingut dixhital, medias online dhe marrëdhënieve me publikun (PR), si dhe në tregtinë elektronike, zhvillimin e e-produkteve dhe e-shërbimeve, dhe mentorimin e start-up-eve dhe bizneseve. Ai ka bashkëthemeluar dhe mentoruar një numër të konsiderueshëm start-up-esh të suksesshme në Shqipëri, duke u bërë një figurë e njohur në komunitetin e inovacionit dhe sipërmarrjes në nivel kombëtar dhe rajonal. Ai është anëtar dhe mentor aktiv në ekosistemin e start-up-eve në Shqipëri dhe ka kontribuar në një sërë nismash universitare, si dhe në organizata vendase dhe ndërkombëtare, përfshirë Barleti Hub, Betapitch Tirana, Creative Business Cup Albania, Creative Business Cup Macedonia, Agro Challenge, Startup Weekend, IDEA, UPSHIFT, Trio Talk, Startup Live Tirana, etj., në mbështetjen dhe zhvillimin e sipërmarrjes dhe inovacionit. Gjithashtu, ai ka marrë pjesë si folës, opinionist dhe anëtar jurie në aktivitete të shumta në fushat e teknologjisë dhe sipërmarrjes, përfshirë edhe emisione televizive dhe radiofonike. Përmes bashkëpunimeve me organizata dhe projekte të ndryshme vendase dhe ndërkombëtare, ai ka ofruar kontributin e tij si këshilltar, ekspert, mentor dhe trajner, duke mbështetur zhvillimin e inovacionit dhe ekosistemit të start-up-eve. |
| VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR | Z. Esmaeilakhtar është i angazhuar në mënyrë aktive në sipërmarrjen dixhitale, me fokus kryesor në zhvillimin e e-shërbimeve, e-produkteve dhe tregtinë elektronike. Paralelisht, ai kontribuon në zhvillimin e bizneseve dhe start-up-eve përmes trajnimeve dhe mentorimit në këto fusha, duke mbështetur rritjen e tyre dhe adoptimin e teknologjive inovative. Fushat kryesore të interesit dhe ekspertizës së tij përfshijnë projektimin dhe zhvillimin e platformave web dhe sistemeve të bazave të të dhënave, marketingun dixhital, median dhe marrëdhëniet me publikun në mjedisin online, si dhe projektimin, zbatimin dhe menaxhimin e projekteve të teknologjisë së informacionit. Ai është gjithashtu i fokusuar në zhvillimin dhe promovimin e zgjidhjeve inovative në fushën e shërbimeve dhe produkteve dixhitale, duke kontribuar në avancimin e transformimit dixhital. |