• 17 Shtator 2025

Regjistrohu në Kursin: Vlerësues i Pasurive të Paluajtshme

Më shumë
Regjistrohu në Kursin: Vlerësues i Pasurive të Paluajtshme
Transformimi dixhital i ARPAD Partners – Bashkëpunim me Universitetin Barleti, fitues në thirrjen PTI të AKKSHI
  • 14 Korrik 2025

Transformimi dixhital i ARPAD Partners – Bashkëpunim me Universitetin Barleti, fitues në thirrjen PTI të AKKSHI

Më shumë
  • 12 Qershor 2025

U zhvillua me sukses Konsultimi Kombëtar për Inventarin e Substancave të Kontrolluara të Padëshiruara

Më shumë
U zhvillua me sukses Konsultimi Kombëtar për Inventarin e Substancave të Kontrolluara të Padëshiruara
Teknologjitë e Informacionit si Instrument për Krijimin e Prototipeve Digjital Metabolikë
  • 10 Qershor 2025

Teknologjitë e Informacionit si Instrument për Krijimin e Prototipeve Digjital Metabolikë

Më shumë

Rreth fakultetit

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative në Universitetin Barleti ofron një mjedis ndërdisiplinor që integron shkencën, teknologjinë dhe krijimtarinë për të përgatitur profesionistët e ardhshëm. Me një fokus të theksuar në tregun e punës dhe sfidat e së ardhmes, ne promovojmë qasje inovative, ku studentët janë në qendër të procesit mësimor. Kjo qasje i pajis ata me aftësitë e nevojshme për të përballuar një botë në ndryshim të vazhdueshëm.
Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative ka për qëllim të formojë profesionistë inovatorë, sipërmarrës dhe të aftë për të implementuar njohuritë e tyre. Për këtë arsye, studentët vendosen në qendër të përvojës akademike, duke siguruar që procesi i mësimit dhe zhvillimit të jetë i orientuar drejt nevojave dhe ambicieve të tyre. Ne veprojmë si një katalizator për zhvillimin e zgjidhjeve kreative dhe kërkimeve të avancuara, që i përgatisin studentët për sfidat e tregut global dhe për ritmet e zhvillimit teknologjik dhe shoqëror.
Misioni ynë është zhvillimi i profesionistëve ndërdisiplinorë, të aftë për të përballuar sfidat komplekse të sipërmarrjes dhe teknologjisë. Fakulteti përgatit studentët për të qenë liderë, duke i pajisur ata me kompetenca të avancuara për tregun dhe zhvillimet globale. Ne synojmë të formojmë individë që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe mjedisor për një të ardhme të qëndrueshme.

Fakulteti përgatit profesionistë konkurrues dhe të adaptueshëm për tregun global.

Fushat kryesore:

  • Teknologji Dixhitale: Programim, AI (inteligjencë artificiale) dhe transformim dixhital.

  • Dizajn Kreativ: Dizajn interieri, media dhe artet vizuale.

  • Arkitekturë dhe Dizajn Urban: Qytete të qëndrueshme dhe zhvillim urban.

  • Shkenca të Aplikuara: Zgjidhje praktike për fusha teknike.

  • Sipërmarrje Inovative: Ndërtimi i bizneseve dhe zhvillimi ekonomik.

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative në Universitetin Barleti ofron një përvojë unike akademike, të fokusuar në inovacion dhe sipërmarrje. Programet tona janë të përditësuara sipas zhvillimeve më të fundit dhe janë strukturuar për t'i pajisur studentët me aftësitë e nevojshme për karriera të suksesshme. Në një ambient ndërkombëtar që mbështet zhvillimin e çdo studenti, ne përgatisim profesionistë të aftë për të përballuar sfidat e së ardhmes.

  • Inovativ – Ndjek zhvillimet e fundit dhe hap shtigje të reja në sektorët përkatës.
  • Aplikativ – Profesionistë të aftë, në përputhje me kërkesat e tregut aktual dhe perspektivat e profesioneve në të ardhmen.
  • Sipërmarrës – Individë të përgatitur për sfida të reja dhe agjentë të zhvillimit.
  • Studenti në Qendër – Studentë aktivë në një ambient sfidues dhe mbështetës.

Programet e ciklit të parë të studimeve Bachelor janë 3 vite akademike, me ngarkesë 180 kredite. Programet e integruara janë 300 ose 360 kredite dhe kohëzgjatja normale është 5 ose 6 vite akademike.

Programet në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave janë 2 vite akademike dhe me ngarkesë 120 kredite.

Programet në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional janë me 1 ose 2 vite akademike dhe me ngarkesë 60 ose 120 kredite.

Programet me karakter profesional janë deri në 2 vite akademike, me ngarkesë deri në 120 kredite.

JENI I INTERESUAR PËR STUDIME NË UNIBA?

SHPREHI INTERESIN TUAJ

* : Programi i integruar 5-vjeçar "Master i Shkencave"

** : Program që do të aktivizohet së shpejti

DEPARTAMENTI I SHKENCAVE TË
APLIKUARA DHE KOMPJUTERIKE

Që nga hyrja në përdorim global e Internetit, teknologjia e informacionit bëhet shtysa kryesore e globalizimit. Akoma më shumë, teknologjia e informacionit është fusha ku më shumë se në çdo sektor tjetër bota po bëhet “një fshat i madh”.

Më shumë
DEPARTAMENTI I ARKITEKTURËS
DHE DIZAJNIT

Universiteti "Barleti", me veprimtarinë akademike të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative dhe konkretisht Departamentit të Arkitekturës dhe Dizajnit, krijon një ambient të integruar dhe të plotë për formimin e arkitektëve të ardhshëm.

Më shumë
DEPARTAMENTI I INDUSTRIVE
KREATIVE

Industritë krijuese i referohen një sërë aktivitetesh ekonomike që kanë të bëjnë me gjenerimin ose shfrytëzimin e njohurive dhe informacionit. Ato mund të referohen në mënyra të ndryshme si industri kulturore (sidomos në Evropë) ose ekonomi...

Më shumë


QËNDRONI GJITHMONË TË INFORMUAR ME NE

Behuni pjese e komunitetit


Informohu për çdo gjë


Keni një pyetje apo propozim