FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA DHE INDUSTRIVE KREATIVE

PhD. Najada Taci

PhD. Najada Taci

GRADË DHE POZICION AKADEMIK PhD. / Lektor
STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI Doktor i Shkencave (PhD) në Menaxhim Bankar dhe të Sigurimeve nga Texila American University, me formim të avancuar në financë, menaxhim, transformim digjital dhe investime të qëndrueshme. Ka përfunduar studimet Bachelor në Financë-Kontabilitet në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës dhe zotëron një diplomë Global MBA nga Bologna Business School. Formimi i saj plotësohet nga specializimi në Investime të Qëndrueshme pranë Universitetit të Harvardit dhe nga kursi i specializimit në Etikën e Inteligjencës Artificiale pranë London School of Economics and Political Science (LSE). Ka gjithashtu formim akademik dhe përvojë profesionale në menaxhimin ndërkombëtar të korporatave (International Corporate Management), me fokus të veçantë në dizajn, modë dhe produkte luksi, si dhe në auditimin dhe transformimin digjital të industrisë së luksit. Profili i saj ndërdisiplinor ndërthur përvojën e gjatë në sistemin bankar dhe financiar me menaxhimin ndërkombëtar, kërkimin, përgjegjësinë sociale të korporatave dhe inovacionin digjital.
POZICIONI Lektore në fushat e marketingut digjital, sipërmarrjes dhe inovacionit, si dhe Drejtuese e Divizionit të Partneritetit me Industrinë dhe Punësimit, me fokus në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet universitetit dhe industrisë dhe në zhvillimin e mundësive për punësim.
KONTRIBUTET Kontributi i saj akademik dhe shkencor përfshin botime dhe pjesëmarrje në konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare, me fokus në investimet e qëndrueshme, financë, lidership dhe transformim digjital. Ndër këto kontribute përfshihet artikulli shkencor “Çfarë na tregojnë brezat për të ardhmen e investimeve të qëndrueshme”, i botuar në shtator 2025 në Nju-Jork, në kuadër të Climate Week. Gjithashtu, ka kontribuar në Davos Impact Report, në janar 2026, duke trajtuar çështje të financave të qëndrueshme, lidershipit dhe transformimit digjital.
VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR Ka një përvojë të gjatë profesionale në sistemin bankar, e cila përbën një bazë të rëndësishme për veprimtarinë e saj akademike dhe kërkimore, duke lidhur praktikën financiare me mësimdhënien dhe kërkimin shkencor. Veprimtaria e saj fokusohet në financat dhe investimet e qëndrueshme, transformimin digjital, marketingun digjital, sipërmarrjen dhe inovacionin. Fushat e interesit përfshijnë gjithashtu etikën e inteligjencës artificiale, përgjegjësinë sociale të korporatave dhe lidershipin për zhvillim të qëndrueshëm. Një vëmendje të veçantë i kushton lidhjes së njohurive akademike me nevojat e industrisë, zhvillimit të aftësive profesionale dhe rolit të teknologjisë në transformimin e modeleve të biznesit dhetëshërbimevefinanciare.