| GRADË DHE POZICION AKADEMIK | PhD candidate / Lektor |
|---|---|
| STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI | Është kandidate për gradën Doktor (PhD). Ka përfunduar Masterin e Shkencave në Inxhinieri Kompjuterike në Stamboll, Turqi, dhe studimet Bachelor në Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Tiranë. Ka mbi një dekadë përvojë në mësimdhënie universitare, mentorim dhe zhvillim të programeve në teknologji dhe shkenca kompjuterike. |
| POZICIONI | Ushtron detyrën e Chief Technology Officer (CTO) në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), me përgjegjësi për teknologjinë e informacionit, teknologjinë operacionale, automatizimin dhe qëndrueshmërinë e infrastrukturës kritike. Është gjithashtu e angazhuar në Universitetin Barleti në mësimdhënie dhe në drejtimin e transformimit digjital dhe inteligjencës artificiale. Më parë ka shërbyer si Drejtoreshë e Monitorimit dhe Reagimit ndaj Incidenteve Kibernetike në Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, duke drejtuar kapacitetet kombëtare SOC CSIRT. |
| KONTRIBUTET | Ka kontribuar në modernizimin e kapaciteteve kombëtare të mbrojtjes kibernetike, menaxhimin e incidenteve dhe zhvillimin e reziliencës institucionale. Ka marrë pjesë në dialogje dhe iniciativa ndërkombëtare me NATO-n, OSBE-në, institucionet e Bashkimit Evropian dhe Counter Ransomware Initiative. Është autore dhe bashkautore punimesh shkencore mbi sigurinë dhe integritetin e të dhënave, blockchain, Internetin e Gjërave, inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave. Është fituese e çmimit “Cybersecurity Woman of the World 2026”, e përzgjedhur ndër “40 Under 40 Cybersecurity Leaders 2025” dhe alumna e European Union Visitors Programme. |
| VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR | Veprimtaria e saj ndërthur arsimin e lartë, qeverisjen e teknologjisë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Fokusohet në sigurinë kibernetike, qeverisjen e përgjegjshme të inteligjencës artificiale, mbrojtjen e infrastrukturave kritike, sigurinë IT/OT dhe ICS, analizën e të dhënave, transformimin digjital dhe zhvillimin e aftësive profesionale. Në kuadër të ekosistemit akademik, mbështet lidhjen e kërkimit dhe mësimdhënies me nevojat e industrisë, inovacionin e aplikuar dhe formimin e brezit të ardhshëm të profesionistëve. |