| GRADË DHE POZICION AKADEMIK | Prof. Asoc. Dr. / Profesor |
|---|---|
| STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI | Doktor i Shkencave, Profesor i Asociuar dhe Lektor i Lartë në Universitetin “Barleti”, ku zhvillon mësimdhënie dhe kërkim shkencor. Ka formim në telekomunikacion, rrjete inteligjente dhe siguri kibernetike, me mbi një dekadë përvojë në mësimdhënie, kërkim shkencor, drejtim akademik dhe drejtim të sigurisë së informacionit në sektorët bankar dhe të telekomunikacionit. Ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Inxhinieri Telekomunikacioni në Universitetin Politeknik të Tiranës. Në vitin 2015, filloi programin e doktoraturës në Departamentin e Inxhinierisë së Informacionit dhe Komunikimit në Fukuoka Institute of Technology, Japoni, ku mbrojti doktoraturën (PhD) në vitin 2018 dhe vijoi si studiues postdoktoral (2018–2020). Titulli “Profesor i Asociuar” iu dha në vitin 2025. Mbart certifikime ndërkombëtare profesionale si CISSP, ISO/IEC 27001 Lead Auditor, Microsoft SC-100 dhe SC-200, CompTIA Security+, ISC2 CC dhe INE eCIR. |
| POZICIONI | Ka mbajtur dhe mban role të rëndësishme drejtuese akademike dhe profesionale, përfshirë: Drejtues i Departamentit të Sigurisë Kibernetike dhe të Informacionit (CISO) në Bankën e Bashkuar të Shqipërisë, Drejtor i Kërkimit dhe Zhvillimit në Universitetin Metropolitan Tirana, Përgjegjës i Departamentit të Elektronikës dhe Telekomunikacionit në Canadian Institute of Technology, Përgjegjës Departamenti në Universitetin Logos, Specialist i Lartë i Sigurisë së Informacionit në One Albania, si dhe Specialist IT në Ministrinë e Punëve të Brendshme. |
| KONTRIBUTET | Angazhimi kërkimor është fokusuar në Internet of Things (IoT), rrjetet pa tel, rrjetet me sensorë pa tel dhe rrjetet sensor-aktor (WSN/WSAN), algoritmet inteligjente, zbatimin e logjikës fuzzy në sistemet vendimmarrëse, mësimin e makinës, të mësuarit e federuar dhe sigurinë kibernetike. Gjatë veprimtarisë kërkimore, ka publikuar 82 punime në konferenca ndërkombëtare (30 si autor i parë) dhe 30 artikuj në revista shkencore (11 si autor i parë). Ka dhënë mësim në nivel Master në fushën e sigurisë së rrjeteve dhe ka drejtuar ndërtimin e sistemeve të menaxhimit të sigurisë së informacionit sipas ISO/IEC 27001:2022, si dhe të kapaciteteve të zbulimit dhe reagimit ndaj incidenteve në sektorin bankar. |
| VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR | Është pjesë e një projekti për eficiencën energjetike në sistemet e shpërndara në Japoni, të zhvilluar nga një konsorcium universitetesh, me qëllim zgjatjen e jetëgjatësisë së rrjetit dhe mbulimin më të mirë të nyjeve brenda topologjisë, në mbështetje të skenarëve të emergjencave civile, si tërmeti i Fukushimës. Roli i tij përfshin zhvillimin e testbed-eve dhe laboratorëve të gjallë (living labs) për mbledhjen e të dhënave në skenarë realë, si dhe ndërtimin e simulimeve. Është i angazhuar në projekte Erasmus+ dhe projekte të tjera europiane. Themelues i NoctiVox, një startup-i shqiptar në fushën e inteligjencës së kërcënimeve kibernetike dhe analizës së malware-it, i mbështetur nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit përmes skemës Grant 2026 të Agjencisë Innovation4Albania. Fushat e interesit: rrjetet me sensorë pa tel (zbatimi dhe optimizimi në situata emergjente në kohë reale), rrjetet sensor-aktor, IoT, mësimi i makinës, algoritmet inteligjente, logjika fuzzy në vendimmarrje, rrjetet e gjeneratës së re, si dhe qeverisja kibernetike e mbështetur nga inteligjenca artificiale dhe arkitektura Zero Trust. |