FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA DHE INDUSTRIVE KREATIVE

MSc. Ana Ago

MSc. Ana Ago

GRADË DHE POZICION AKADEMIK MSc. / Asistent Lektor
STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI E diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master i Shkencave, Profili Strukturë. Aktualisht e angazhuar në mësimdhënie universitare në fushën e arkitekturës.
POZICIONI Inxhiniere ndërtimi dhe pedagoge me përvojë në preventivim, vlerësim dhe menaxhim projektesh, si dhe kontroll të zbatimit të procedurave të prokurimit publik.
KONTRIBUTET Ka kontribuar në realizimin e projektit të stadiumit “Air Albania”, përmes analizës së dokumentacionit teknik, përllogaritjes së kostove të materialeve dhe raportimit të shpenzimeve. Përvoja profesionale përfshin gjithashtu kontrollin e zbatimit të kontratave të prokurimit publik dhe menaxhimin e Departamentit të Konstruksioneve Metalike.
VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR Vlerësimi dhe ndjekja e projekteve të investimit, llogaritja e kostove të ndërtimit dhe integrimi i praktikës profesionale në mësimdhënie e kërkim shkencor.