© Copyright 2005 - 2019, SHLUJ "Universiteti Marin Barleti" - Tiranë. Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara

FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA DHE INDUSTRIVE KREATIVE

PROGRAMET E STUDIMIT

Departamentet ofrojnë programe, kurse, diploma e certifikata që janë konkuruese në vend dhe që u mësojnë studentëve se si t’i përdorin teknologjitë e reja në mënyrë efektive, kreative dhe inteligjente; u mësojnë studentëve se si të fitojnë njohuri të reja, të pavarura, në një botë që ndryshon me shpejtësi gjithnjë në rritje; që u ofrojnë studentëve mundësi të të nxënit eksperimental; dhe që të edukojë një numër në rritje të studentëve në fusha të tilla si TI, Arkitekturë, dizajn për të përmbushur kërkesat në rritje të ekonomisë lokale dhe me gjerë.

Diploma Bachelor

Programet e ciklit të parë të studimeve Bachelor janë 3 vite akademikë, me ngarkesë 180 kredite. Programet e integruara janë 300* ose 360* kredite dhe kohëzgjatja normale është 5 ose 6 vite akademikë.

Diploma Profesionale
Diploma Master Profesional

Programet në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional janë me 1 ose 2 vite akademikë dhe me ngarkesë 60 ose 120 kredite.

Diploma Master Shekncor

Programet në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave janë 2 vite akademikë dhe me ngarkesë 120 kredite.

TRAJNIMI VAZHDUAR

Kurse programesh studimi të formimit të vazhduar (sipas ligjit të arsimit të lartë, neni 81), pjesë të niveleve 5, 6, 7 dhe 8 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, me vëllim të punës përcaktuar me kredite të transferueshme ECTS dhe me regjistrim të Certifikatës në Regjistrin Shtetëror të Diplomave dhe Certifikatave;

REGJISTROHU NË NEWSLETTER