© Copyright 2020 - Universiteti Marin Barleti - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara

Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al

FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA DHE INDUSTRIVE KREATIVE

Departamenti i Arkitekturës dhe Dizajnit

Departamenti i Arkitekturës dhe Dizajnit është një nga departamentet e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative të SHLUJ “Universitetit Marin Barleti” (UMB).

Filozofia e Departamentit bazohet mbi një Vizion dhe Mision të konsoliduar dhe efikas për përgatitjen e gjeneratave të ardhshme të arkitektëve, ndërtuesve dhe urbanistëve bashkëkohorë.

Vizioni i Departamentit niset nga analiza e specifikave profesionale, kërkesave të tregut dhe mundësive për një zhvillim të qëndrueshëm. Rezultatet e kësaj analize udhëheqin misionin dhe vizionin e Departamentit nëpërmjet një edukimi të lartë të integruar dhe multi-disiplinor. Formimi i një arkitekti duhet të përfshijë aftësitë profesionale dhe teknike për të ndjekur në tërësi procesin ndërtimor të një objekti në çdo shkallë. Gjithashtu njohja e kontekstit ku ai operon dhe ku integrohet vepra e tij përbën shtyllën kurrizore të formimit bazë. Arkitekti, gjatë formimit bazë, duhet ti jepen të gjitha mjetet për të lexuar në mënyrë kritike dhe efikase realitetin kaotik në të cilin jetojmë. Kjo përkon me njohuri të përgjithshme dhe specifike për të gjithë komponentët e kontekstit real nga trashëgimia kulturore-historike, mjedisi natyror, psikologjik dhe social.

Broshura e departamentit (PDF)
Diploma Bachelor

Programet e ciklit të parë të studimeve Bachelor janë 3 vite akademike, me ngarkesë 180 kredite. Programet e integruara janë 300* ose 360* kredite dhe kohëzgjatja normale është 5 ose 6 vite akademike.

Diploma Master Shkencor

Programet në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave janë 2 vite akademike dhe me ngarkesë 120 kredite.



REGJISTROHU NË NEWSLETTER